970×90
970×90

Reciprocitet e barazi”, Presidentja Osmani përshëndet arritjen e marrëveshjes për dokumentet

Reciprocitet e barazi”, Presidentja Osmani përshëndet arritjen e marrëveshjes për dokumentet

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes për lëvizje të lirë hyrje-dalje të qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë. 

Osmani tha se liria e lëvizjes është themeli i shoqërive demokratike e i vlerave evropiane derisa ka shtuar se Kosova po vazhdon të kontribuojë në paqe dhe stabilitet në rajon, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Tutje, Presidentja Osmani ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe Bashkimin Evropian për angazhimin e tyre në arritjen e kësaj marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë.

“Do të vazhdojmë pandalshëm angazhimin drejt njohjes reciproke”, shtoi ajo.

Postimi i plotë i saj:

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për dokumentet identifikuese. Serbia ka vendosur të pranojë dokumentet kosovare, me këtë rast duke u hequr pengesat për lëvizje të lirë për kosovarët.

Këtë e bëri të ditur Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell.

“Sipas Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, Serbia ra dakord të shfuqizojë dokumentet e hyrjes/daljes për mbajtësit e ID-së së Kosovës dhe Kosova u pajtua që të mos i prezantojë ato për mbajtësit e ID-së serbe”, ka shkruar Borrell në Twitter.

Serbia pranon dokumentet kosovare, hiqen pengesat për lëvizje të lirë

Related posts