970×90
970×90

Escobar në Kosovë, Osmani e pret sot në takim

Escobar në Kosovë, Osmani e pret sot në takim

Zyra për media e Presidencës së Republikës së Kosovës ka njoftuar se shefja e shtetit do të takohet sot në orën 16:30 me emisarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor dhe dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar.

“Në orën 16:30, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, pret në takim të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor të SHBA-së, Gabriel Escobar”, thuhet në njoftim.

Mediat do të mund të marrin vetëm pamje nga nisja e takimit.

Escobar vjen në Kosovë bashkë me emisarin e BE-së, Miroslav Lajcak, pas dështimit të diskutimeve në Bruksel dhe teksa afron 1 shtator, datë kjo kur do të hyjë në fuqi vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për targat dhe dokumentat e identifikimit.

Related posts