970×90
970×90

Ori dhe Isli largohen nga programi i mëngjesit, zbulohet prezantuesi i ‘Wake Up’

Ori dhe Isli largohen nga programi i mëngjesit, zbulohet prezantuesi i ‘Wake Up’

Sezoni i ri televiziv pritet të ketë ndryshime të tjera edhe në programet e Top Channel. Ori Nebijaj dhe Isli Islami janë ndër emrat më të lakuar deri tani për programet e reja që pritet të nisin së shpejti. Tashmë, është konfirmuar se ata të dy nuk do të jenë më në drejtimin e programit të mëngjesit ‘Wake Up’. Ky program, duke nisur që nga 5 shtatori, do t’i besohet gazetarit dhe moderatorit Blendi Salaj. Pas një eksperience të gjatë televizive, së fundi në A2CNN, me ‘Dita jonë’, Blendi rikthehet në Top Channel për ‘Wake Up’

Po Ori dhe Isli?

Ende nga dy prezantuesit nuk ka një konfirmim zyrtar për lëvizjet e reja, por flitet se e para do të nisë një rrugëtim të ri me ‘Për’puthen’, ndërsa Isli pritet të jetë partner me Bora Zemanin në ‘Dancing with the stars’, që do të nisë së shpejti në Top Channel

Related posts