970×90
970×90

‘Zana’ fiton gjyqin ndaj ‘Zara’-s, pronarja zgjodhi emrin shqiptar nga një arsye e fortë

‘Zana’ fiton gjyqin ndaj ‘Zara’-s, pronarja zgjodhi emrin shqiptar nga një arsye e fortë

Pronarja e një butiku të vogël thotë se është mbi re, pasi fitoi betejën me gjigantin e modës ‘High Street Zara’.

Amber Kotrri (e martuar me shtetas shqiptar), drejton ‘House of Zana’, në Darlington, por akuzohej nga ‘Zara’, me pretendimin se biznesi i saj ishte “konceptualisht identik”.

‘Zara’ kishte argumentuar se kishte një “shkallë të lartë ngjashmërie vizuale dhe orale” midis dy markave. Por gjykata, më në fund vendosi se lidhja ishte ‘fare e parëndësishme’.

Lajmi e ka gëzuar pa masë Amber, e cila tha se gjykimi kishte qenë një peshë e madhe mbi shpatullat e saj.

Ka qenë më shumë se një vit shumë stresues në jetën time në shtëpi, si nënë e tre fëmijëve të vegjël, por edhe në biznes, pasi më janë dashur orë të tëra për përgatitjen e dokumenteve të provave’,- tha Amber.

Kotrri tha se kishte marrë një email që e informonte për vendimin e gjykatës në kohën kur ishte në teatër me tre fëmijët; por iu deshën disa ditë për të gjetur guximin që ta hapte.

Ishte një dokument mjaft i gjatë dhe unë nuk mund të kuptoja shumë prej tij nga stresi… Ka qenë shumë stresuese, por ne fituam’,- shtoi ajo.

Kotrri e nisi biznesin katër vjet më parë dhe u nxit nga fjala shqipe ‘zanë’ (një figurë e besimeve popullore shqiptare që përfytyrohej si një vajzë shumë e bukur që jetonte në male e në pyje dhe që ndihmonte trimat me fuqinë e saj të jashtëzakonshme).

Kompania mëmë e ‘Zara’-s është një nga grupet më të mëdha të modës në botë, me 6,477 dyqane, duke përfshirë ‘Bershka’, ‘Pull & Bear’ dhe ‘Massimo Dutti’.

Një zëdhënës i ‘Zara’-s tha se nuk donin ta komentonin gjykimin, por kompania ‘vazhdon t’i urojë’ zonjës Kotrri dhe biznesit të saj ‘suksese në të ardhmen’.

Related posts