970×90
970×90

Arta Nitaj me foto atraktive nga Santorini

Arta Nitaj me foto atraktive nga Santorini

Bukuroshja Arta Nitaj është duke shijuar pushime të shumta këtë verë.

Ajo ka qenë në disa lokacione të ndryshme si: Spanjë, Itali, e së fundmi ka bërë një ndalesë edhe në Greqi.

Më saktësisht, ish-aktorja e “O Sa Mirë” ka zgjedhur qytetin e Santorinit, që njihet si një ndër destinacionet më luksoze greke.

Foto: Arta Nitaj/InstaStory

E shquar për aktivitetin e saj në rrjetin social Instagram, Arta u kujdes që të ndajë për ndjekësit e saj disa fotografi atraktive në bikini.

Fillimisht ajo publikoi një ‘selfie’ në InstaStory, duke shfaqur trupin e saj të tonifikuar dhe ngjyrën e përsosur të trupit, të marrë nga dielli.

Foto: Arta Nitaj/InstaStory

Më pas, e njëjta ndau me fansat një tjetër fotografi, ku pozonte me bikini të bardha pranë një pishine, me qytetin ishujt e tjerë të Santorinit në prapavijë.

Foto: Arta Nitaj/Instagram

Nitaj theksoi linjat e saj të përsosura të trupit, të cilat vijnë si rezultat i angazhimit dhe përkushtimit të saj në palestër.

Related posts