![Memli Krasniqi kujton vendimin e GJND-së e cila konstatoi legalitetin e pavarësisë së Kosovës](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2022/07/DDBAEF68-F1B3-4255-B416-80A6296DFE3E.jpeg)
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kujtuar 12 vjetorin e shpalljes së vendimit të legalitetit të pavarësisë së Kosovës nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.
Në një postim në Facebook, Krasniqi është shprehur se ndjehet krenar me shtetin e Kosovës dhe qytetarët e saj liridashës.
“Si sot, 12 vjet më parë, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë konstatoi se Shpallja e Pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare. Krenarë, sot e përjetësisht, me shtetin dhe qytetarët tonë liridashës”, shkruan lideri i PDK-së.
https://fb.watch/eq8amySwU2/