Sekretarja e Shtetit në Ministrinë e Forcave të Armatosura të Francës, Geneviève Darrieussecq, do të qëndrojë sot në Prishtinë.
Ajo do të kryesojë ceremoninë e homazheve në monumentin kushtuar ushtarëve francezë të vdekur në Kosovë, që ndodhet në varrezat e Arbërisë.
Sekretarja e Shtetit do të ketë më pas takime të ndara me kryeministrin Ramush Haradinaj, dhe Rrustem Berishën, ministër i Forcës së Sigurisë së Kosovës, për të diskutuar marrëdhëniet midis Kosovës dhe Francës dhe perspektivat e bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.