Në kuader të zgjedhjeve të brendshme të cilat është duke i mbajtur Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, është përfunduar procesi i brendshem në Gjermani, ku si kryetar është zgjedhur afaristi i sukseshëm nga Istogu, Ukë Blakaj, shkruan Gazeta Projekti.
Lajmi i plotë:
Gjatë Kuvendit të Aleancës për Gjermani, ku ishin pjesëmarrës kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës z. Ramush Haradinaj, deputeti Bekë Berisha, kryetari i komunës së Suharekës Bali Muharremaj e shumë kolegë të tjerë.
Në frymën që Mërgata të jetë pjesë e vendimmarrjes në Kosovë, ky Kuvend ka zgjedhur anëtarin e Këshillit të Përgjithshëm të Aleancës z. Ukë Blakaj kryetar të AAK-së në Gjermani.
Mërgata jonë ndërlidhet me mbijetesën e popullit të Kosovës në kohë të rënda dhe vazhdon të jetë forcë e atdheut. Bashkatdhetarët në Kosovë kanë një shtet të lirë dhe sovran, kanë një adresë, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.
Suksese!