
Nesër do të mblidhen 50 delegatët e Kuvendit të OEK-ut, ku priten ta zgjedhin kryetarin e ri të kësaj ode.
Tani zyrtarisht në garë janë Erëza Vela, Lulzim Rafuna dhe Ruzhdi Kurtishaj.
Lulzim Rafuna ka qenë ish-drejtor i Doganës së Kosovës dhe këshilltar i ish-ministrit të Financave, Bedri Hamza dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama.
Erëza Vela është një afariste dhe ka qenë drejtuese e emisionit “Ekonomia me Erëzën”, si emisioni më i shikuar në vend, po ashtu ajo ka qenë e angazhuar si eksperte nga USAID, BE, GIZ, dhe anëtare bordi e shumë organizatave, ndërsa Ruzhdi Kurtishaj aktualisht është kryetar i Shoqatës së Transportit Rrugor të Udhëtarëve.
Deri më tani këtë pozitë e kishte mbajtur Berat Rukiqi, i cili ishte zgjedhur kryetar në muajin korrik 2018.
Mandati për këtë pozitë është katër vjeçar dhe një femër me përvojë në fushën e ekonomistë siq është Erëza Vela nga shumë ekspertë të fushës shihet si moment i mirë për vendin dhe ekonominë e Kosovës.