970×90
970×90

Shuma marramendëse që fito Drita me kualifikimin e mbrëmshëm

Shuma marramendëse që fito Drita me kualifikimin e mbrëmshëm

Drita ka arritur të shënojë fitore të madhe në Prishtinë mbrëmë, duke e mposhtur me rezultat 3:0 ekipin finlandez, Inter Turkun.

Kjo fitore e dërgon ekipin gjilanas në raundin e dytë kualifikues të Conference Leagues, shkruan Gazeta Express.

Inter Turku fitoi në Finlandë minimalisht 1:0, por gjilanasit ishin të jashtëzakonshëm në Prishtinë mbrëmë.

Me rastin e kualifikimit në raundin e dytë kualifikues të Conference Leagues, Drita ka arritur t’i fitojë 350 mijë euro.

Në rast se ishte eliminuar në raundin e parë, “Intelektualët” do t’i arkëtonin vetëm 150 mijë sosh.

Ndërkohë, në rast se Drita arrin ta mposht ekipin belg, Royal Antwerp, në arkat e klubit do të shtonte plus 200 mijë euro. /Gazeta Express/

Related posts