Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti është befasuar nga veprimi i i fundit i Vetëvendosjes për t’iu bashkuar PDK-së e LDK-së në Kuvendin Komunal.
Ahmeti përmes një postimi në Facebook ka shkruar se asnjëherë nuk e ka menduar që VV-ja do të bëhet bashkë me PDK-në e LDK-në.
“Ne vazhdojmë në betejën për të mirën e qytetit dhe nuk kemi inate. Smira e inati nganjëherë verbërojnë por mbetet në ndërgjegjen e atyre që lidhen edhe me të keqin për të dëmtuar mirëqenien”, ka shkruar Ahmeti.
Postimi i plotë:
Nuk kam menduar asnjëherë që VV do të bëhet bashkë me LDK e PDK në Prishtinë për të shkarkuar një aksionarë dhe pastaj në mënyrë jubilante të fotografohen me ata që deri dje thonin se e shkatërruan qytetin. Përkundër dallimeve, për neve është e qartë kush ka bërë dëm në qytet e kush e ka luftuar krimin. Po ashtu është e qartë se kush duhet të bart përgjegjësi për keqqeverisjen në shtetin tonë.
Ne vazhdojmë në betejën për të mirën e qytetit dhe nuk kemi inate. Smira e inati nganjëherë verbërojnë por mbetet në ndërgjegjen e atyre që lidhen edhe me të keqin për të dëmtuar mirëqenien.
Programi jonë 100 pikësh do të zbatohet deri në shkronjën e fundit