970×90
970×90
970×90
970×90

Veseli: Italia aleat i fuqishëm i Kosovës

Veseli: Italia aleat i fuqishëm i Kosovës

Sonte, në një fjalë rasti në ceremoninë e organizuar për Ditën kombëtare të Italisë, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka shprehur mirënjohjen e thellë për përkrahjen e madhe që shteti italian i ka dhënë Kosovës, në periudha të ndryshme dhe në kapacitete të ndryshme, politike, ekonomike dhe ushtarake.

Duke uruar qeverinë dhe popullin italian për këtë festë, kryeparlamentari Veseli tha se marrëdhëniet ndërshtetërore midis dy vendeve janë shumë të mira dhe Kosova ndihet mirë që në Romë ka një përkrahës të fuqishëm të agjendës së saj euro-atlantike.

Kreu i Kuvendit tha se Kosova është tërësisht e përkushtuar që marrëdhëniet mes dy vendeve të thellohen edhe më shumë, të shtrihen në të gjitha fushat me interes të përbashkët, para së gjithash në dimensionin e bashkëpunimit ekonomik.

“Kosova ka resurse të mëdha dhe investimet italiane kanë përparësinë e afërsisë gjeografike dhe ambientit miqësor që posedon vendi ynë. Së bashku mund të bëjmë shumë në këtë drejtim dhe në të mirën e miqësisë mes dy vendeve tona”, theksoi Veseli.

Related posts