970×90
970×90

FC Ballkani paditë Rtv Dukagjinin për shpifje kërkon 5 milionë euro për kompensim dëmi

FC Ballkani paditë Rtv Dukagjinin për shpifje kërkon 5 milionë euro për kompensim dëmi

Klubi futbollistik nga Suhareka FC Ballkani, ka paditur Televizionin Dukagjini për shpifje, shkruan Gazeta Projekti.

Siq njofton klubi përmes një komunikate për medie, padia bëhet për shpifjen që televizioni Dukagjini përkatësisht faqja  “Dueli Sportiv” ka shpërndar lajmin e rremë i cili thotë se Ballkani nuk i ka paguar lojtarët afër 3 muaj.

Lajmi i plotë:

REAGIM:

Të dashur tifozë të klubit tonë dhe i gjithë komunitet sportiv,

Në momente kulmore të përfaqësimit te shtetit tonë i cili dita ditës po konsolidohet, jo vetem ne rrafshin politik, por ne veçanti në atë sportiv.

Atëherë, kur klubet po pëpiqen të organizohen sa më mirë me qëllim të vetëm qe të përfaqësojnë shtetin, disa nga mediumet kanë përhap dezinformata kinse klubi ynë FC Ballkani nuk i ka paguar lojtarët 3 muaj.

Lidhur me këto lajme të rrëme ne i’u kemi bërë padi mediumit  i cili  e ka botu këtë lajm të pavërtetë.

Vlen të theksohet së FC Ballkani vlerëson lartë kontributin e mediave në promovimin e futbollit, por kur ndodhin lajme të këtilla të rreme të cilat prekin dinjitetin e klubit, ne si klub kemi përgjegjësi publike të reagojmë duke demantuar çdo pretendim të këtij lloji.

#memediumetserioze #perlajmeteverteta #taperkrahimsportin 😍

Related posts