970×90
970×90

Përleshje mes sigurimit të klubit Hangover në Gjakovë dhe klientit

Përleshje mes sigurimit të klubit Hangover në Gjakovë dhe klientit

Një përleshje fizike ka ndodhur mbrëmë në klubin “HangOver”, në Gjakovë, raporton Gazeta Insajderi.

Insajderi mëson se në këtë rrahje kanë qenë të përfshirë disa klientë dhe sigurimi i këtij lokali.

Sipas burimeve të Insajderit,  arsyeja e përleshjes ishte pasi që dy kliente kishin denoncuar tek sigurimi që një klient tjeter po e ngacmonte një grua.

Sigurimi nuk e mori parasysh ankesen e tyre, dhe u kthye kundër, kështu duke përfunduar në rrahje.

Në videon që e ka siguruar Insajderi shihet nje grumbull i punëtorve të sigurimit duke sulmuar njërin nga klientet.

Insajderi merr vesh se personi i cili u rrah nga sigurimi i lokalit “HangOver” në Gjakovë, ka përfunduar në spital, me lendime serioze trupore.

Related posts