970×90
970×90

Motivet që mund ta kenë shtyrë gazetarin Myftaraj drejt vetëvrasjes

Motivet që mund ta kenë shtyrë gazetarin Myftaraj drejt vetëvrasjes

Dyshohet se ka kryer vetëvrasje, Kastriot Myftaraj ishte diagnostikuar me kancer një javë më parë

Kastriot Myftaraj u lind në vitin 1962 në qytetin e Korçës dhe prej shumë vitesh ishte, gazetar, analist dhe publicist.

Ai drejtonte emisionin “Ju flet Moska” dhe tema e fundit që trajtoi para disa javësh titullohej “Plan për atentat ndaj një pronari mediatik“.

Më 3 nëntor të vitit 2021, Myftaraj paditi në SPAK, Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ballukun të cilën e akuzonte se kishte falsifikuar formularin e vetëdeklarimit.

Myftaraj i dha fund jetës pasditen e së enjtes, pasi u hodh nga kati i katërt i banesës ku banonte në lagjen “Ali Demi” në Tiranë.

Ai ishte diagnostikuar me kancer një javë më parë dhe ndodhej në gjendje të rënduar psikologjike. /Euronews Albania/

Related posts