
Ka përfunduar pjesë e parë në ndeshjen debutuese të Ballkanit në arenën ndërkombëtare, konkretisht në Ligën e Kampionëve.
Në raundin e parë kualifikues të kësaj gare, kampionët e Kosovës janë duke u përballur me kampionët nga Lituania, Zalgiris – shkruan Gazeta Express.
Ndeshja e parë është duke u zhvilluar sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”, teksa 45 minutat e parë janë mbyllur me rezultatin 1:1.
Ballkani kaloi fillimisht në epërsi përmes Nazmi Gripshit, i cili shënoi një gol të bukur nga distanca në minutën e 15-të.
Mysafirët arritën që ta barazonin rezultatin pas dhjetë minutave, falë Oliver Buff, i cili shënoi me kokë nga afërsia.