“Ne e blejmë ujin prej ujësjellësit”, pohimi i kryegastronomit Kllokoqi demantohet nga drejtori i Ujësjellësit Prishtina
Vendimi i ri i qeverisë që nëpër lokalet e gastronomisë në Kosovë të shërbehet uji nga çezma nuk është mirëpritur nga Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, më konkretisht kryetari, Petrit Kllokoqi ndonëse është shprehur se e pranojnë dhe se do ta respektojnë vendimin.
Kllokoqi përmes një reagimi në Facebook ka shkruar se e blejë ujin prej ujësjellësit. Por kjo deklaratë është demantuar nga ushtruesi i Detyrës së Drejtorit Ekzekutiv në KRU Prishtina, Sokol Xhafa.