970×90
970×90

Interesim i madh për ndeshjen e Ballkanit dhe Zalgiris

Interesim i madh për  ndeshjen e Ballkanit dhe Zalgiris

Edhe 24 orë na ndajnë nga ndeshja e Ligës së Kampionëve e cila zhvillohet në stadiumin Fadil Vokrri në mes kampionit të Kosovës Bllkanit dhe ekipit Zalgaris,

Klubi ka njoftuar edhe për shitjen e biletave ku tashmë mund ti bleni ato në dy forma edhe online por edhe në zyret e klubit FC Ballkanit.

 

Për shitjen e biletave klubi ka dalë edhe me një njoftim:

Të dashur tifoz 🧡🖤

Fillon shitja online e biletave për ndeshjen FC Ballkani – FK Žalgiris
29 qershor, 2022 – FC Ballkani njofton opinionin se biletat për ndeshjen kualifikuese të Ligës së Kampionëve ndërmjet FC Ballkani dhe FK Žalgiris, që do të zhvillohet më datë 05/07/2022 në orën 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, mund të blihen përmes platformës online në linkun e mëposhtëm:

https://kosovo.tm.vivaticket.com/biglietteria/listaEventiPub.do

Tifozët e klubit tanë “Xhebrailat” janë të vendosur në tribunën Veri.

Çmimet e biletave janë:
Veri dhe Jug 3 euro,
Lindje 5 euro,
Perëndim 8 euro, dhe
VIP 20 euro.

VINI RE!
Procedura se si blihet bileta online:
Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë.
Nje person mund ti blej maximum 8 bileta,
Mandej zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas e selektoni ulësen e preferuar.
Pasi t’i zgjedhni biletat, vazhdoni me pagesën online.
Pasi të përfundon blerja online, ju duhet të pritni deri të gjenerohet Bileta si dhe Fatura juaj.
Biletën do ta pranoni gjithashtu në email (kontrolloni edhe folderin SPAM gjithashtu).
Bileta patjetër duhet të jetë e printuar në formatin A4, printimi duhet të jetë i kualitetit të lartë.
Biletat janë të personalizuara (Në stadium mund të hyjë vetëm një person me një biletë pa marrë parasysh moshën).
Shënim: Personave që rastësisht pas blerjes së biletës nuk e marrin atë nëpërmjet emailit, atëherë atë mund ta gjejnë përmes kodit në linkun e mëposhtëm:

https://eu.ebileta.al/biglietteria/trans/restore.do

Related posts