
Lagje të Junikut në këto ditë të nxehta po ballafaqohen me mungesë të ujit të pishëm, shkruan Gazeta Projekti.
Shumë qytetarë janë ankuar për mungesë të ujit përderisa autoritetet e kompetente kanë dal me një njoftom.
“Për momentin derisa temperaturat shënojnë mbi 34 gradë dhe ne po përballemi me mungesë të ujit jemi të shqetësuar për këtë gjendje, pasi uji është elementi kryesorë për jetë”, thotë një qytetarë.
Për problemin në fjalë me anë një komunikate pët medie janë lajmëruar edhe nga Komuna e Juniku.
Njoftim mbi furnizimin me ujë të pijshëm
Të nderuar qytetarë, jemi në dijeni që furnizimi me ujin e pijshëm është ndërprerë, kjo për arsye të problemeve teknike sipas kompanisë Hidrodrini.
Kryetari i Komunës z. Ruzhdi Shehu ka reaguar menjëher duke kërkuar nga kompania Hidrodrini që të intervenoj në rregullimin e problemit.
Por edhe pse ka pasur një intervenim ende nuk është rregulluar defekti dhe nuk ka furnizim të qytetarëve me ujë të pijshëm.
Kërkojmë nga kompania Hidrodrini të evitoj problemin sa më shpejtë që të jetë e mundur që qytetarët e komunës tonë të kenë furnizim të ujit pandërprerë.