970×90
970×90

Mancha e interesuar për Eriksenin

Mancha e interesuar për Eriksenin

Manchester United raportohet se është afër për të siguruar shërbimet e Christian Eriksenit.

“Daily Star” ka raportuar se klubi anglez i ka bërë një ofertë danezit, teksa thuhet se janë zhvilluar disa raunde bisedimesh “pozitive” – transmeton Gazeta Express.

Manchester United i ka ofruar Eriksenit kontratë dy-vjeçare me vlerë prej 150 mijë funteve në javë.

Më herët është raportuar se 30-vjeçari dëshiron të presë dhe të shohë se me kë do të përforcohen “Djajtë e Kuq” para se të marrë një vendim përfundimtar për të ardhmen.

Christian Eriksen zyrtarisht nga 30 qershori është lojtar i lirë.

Ish-mesfushori i Ajaxit, Tottenhamit e Interit, në sezonin e fundit u aktivizua te Brentfordi.

Related posts