
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person pasi dyshohet se kishte këputur kabllot e rrymës si dhe kishte ndalur ujin në lokalin pronë e ankuesit mashkull kosovar.
Rasti ka ndodhur të premten në rrugën B rreth orës 08:20.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte këputur kabllot e rrymës si dhe kishte ndalur ujin në lokalin pronë e ankuesit mashkull kosovar”, thuhet në njoftim.
Sipas ankuesit ai dhe i dyshuari kishin pas mosmarrëveshje është me herët. Me vendim te prokurorit i dyshuari është dërguar ne mbajtje.