970×90
970×90
970×90
970×90

Lajçakt nga Beogradi: Vendimi i Qeverisë së Kosovë ka mdryshuar pak gjërat

Lajçakt nga Beogradi: Vendimi i Qeverisë së Kosovë ka mdryshuar pak gjërat

Emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajcak, ka komentuar vendimin e qeverisë që deri më 30 shtator të gjithë automjetet me tabela të Serbisë të regjistrojnë targat RKS dhe fletë-deklarimet për qytetarët serbë që hyjnë në Kosovë.

Lajcak para gazetarëve në Beograd, ku gjendet për vizitë, tha se vendimi i qeverisë ka ndërruar temat dhe planet e tij të vizitës raporton N1, transmeton Gazeta Projekti.

“Ne patëm një bisedë serioze mbrëmë për situatën dhe natyrisht duhet të shikojmë për zgjidhje përmes dialogut dhe jo konfrontimit. Erdha në rajon për të përgatitur për takimin e ardhshëm të liderëve dhe për biseduar për progresin në normalizimin e marrëdhënieve, tani duhet ta zgjidhim situatën e krijuar. S’duhet të lejojmë të ketë krizë”, tha ai.

Lajcak s’ka dashur të komentojë deklaratat e Vuçiqit se Kosova po planifikon një “stuhi” të re në veri për të dëbuar serbët.

Qeveria e Kosovës dje miratoi vendimin që veturat me targa të autoriteteve të Serbisë të regjistrohen me RKS dhe për këtë kanë vendosur afatin kohor nga 1 gushti deri më 30 shtator.

Në deklaratën e Qeverisë së Kosovës, të lëshuar më 29 qershor, sqarohet se ri regjistrimi i këtyre veturave do të fillojë më 1 gusht dhe do të zgjasë deri më 30 shtator.

“Vendimi obligon Ministrinë e Punëve të Brendshme që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet dhe masat e nevojshme me qëllim të realizimit të këtij procesi”, thuhet në deklaratë.

Aty, po ashtu, theksohet se riregjistrimi i veturave me targat e përmendura, nuk do të jetë i mundur pas afatit.

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, të mërkurën, u miratua edhe udhëzimi për kalimin e pikave kufitare me dokumente personale, të lëshuara nga autoritetet serbe.

Sipas tij, të gjithë ata persona që kanë dokumente personale të lëshuara nga autoritetet serbe, me të hyrë në territorin e Kosovës, do të marrin një certifikatë që i zëvendëson ato dokumente.

Përndryshe, të gjithë qytetarët e Kosovës që hyjnë në territorin e Serbisë, marrin një certifikatë që i zëvendëson dokumentet e tyre personale.

Related posts