
Një tërmet i fuqishëm i magnitudës 4.8 Rihter ka goditur Bosnjë dhe Hercegovinën mëngjesin e 30 qershorit.
Sipas të dhënave të para nga Qendra Sizmiologjike Euro-Mesdhetare, lëkundjet e kanë pasur epiqendrën në një distancë prej 33 kilomterash nga qyteti i Mostarit, i cili ka një popullsi prej mbi 100 mijë banorësh.
Raportimet e para tregojnë se nuk ka dëme, të paktën në njerëz.
Kjo është e disata lëkundje që godet Ballkanin Perëndimor në muajt e fundit. Lëkundjet më të fuqishme janë ndjerë në Kroaci e Bosnjë dhe Hercegovinë.
Gjithsesi, nuk kanë munguar as sizma të fuqishme në Shqipëri dhe Kosovë.