
Dakota Johnson ka folur rreth xhirimeve të filmit që kishte bëri bujë të madhe, ‘Fifty Shades of Grey’, të cilat ajo thotë se ishin “jashtë kontrollit” në prapaskena.
Për ‘Vanity Fair‘, aktorja është hapur rreth pjesmarrjes në triologjinë 1.3 miliardëshe, bazuar në numrin e romaneve të E.L. James.
“Unë nënshkrova për një version shumë ndryshe të filmit që në fund përfunduam duke e bërë”, tha Johnson për ‘Vanity Fair’.
Duke folur për regjisoren e filmit, Sam Taylor, Johnson tha: “Ajo pati shumë kontroll në aspektin kreativ, tërë ditën, çdo ditë, dhe ajo thjesht kërkoi që të ndodhnin ca gjëra të caktuara. Kishte pjesë të romanit që nuk do të funksiononin në film, si për shembull monologu i brendshëm, i cili ishte jashtëzakonisht i lirë. Nuk do të funksiononte të thuhej zëshëm. Ishte gjithmonë sfidë. Gjithmonë.”
Charlie Hunnam pritej të luante përkrah Johnson si ‘Christian Grey’, por ai u tërhoq për shkak të një konflikti oraresh – James Dornan eventualisht e zëvendësoi.
“Isha e re. Isha 23-vjeçe. Kështu që ishte e frikshme. Thjesht u shndërrua në diçka të çmendur”, u shpreh Dakota.
“Pati shumë mospajtime. Kurrë nuk kam mundur të flas realisht për to, sepse ju dëshironi të promovoni një film në mënyrën e duhur, dhe jam krenare për atë që kemi bërë, por ishte sfiduese.
Nuk mendoj se ka të bëjë me pendesë. Po ta dija atë kohë çka do të dilte, nuk mendoj se do të pranonte ta bënte dikush. Krejt do të mendonin ‘oh, kjo është psikotike.”
Sa i përket spekulimeve se ajo dhe aktori tjetër, Dornan, nuk kaluan shumë mirë, Johnson mohoi spekulimet, duke zbuluar lidhjen e ngushtë që kishin gjatë xhirimeve.
“Nuk pati asnjë moment që ne nuk kaluam mirë”, tha ajo. “E di se është e çuditshme, por atë e kam si vëlla. E dua aq shumë, shumë. Dhe i gjindemi njëri-tjetrit. Ne u desh që t’i besonim njëri-tjetrit dhe të mbronim njëri-tjetrin.” Johnson gjithashtu tha se ata “duhej të ishin ekip” veçanërisht pasi “po i bënim gjërat më të çuditshme ndër vite”.
Regjisorja Taylor nuk u rikthye për filmin e dytë, me James Foley që mori përgjegjësinë të drejtojë dy filmat e tjerë, të cilët Johnson thotë se i dhanë ndjesi “ndryshe”.
Ajo shpjegoi: “Sam (regjisorja) nuk u kthye për të drejtuar pas filmit të parë, dhe, si grua, ajo kishte sjellur një perspektivë më të ndjeshme. James Foley erdhi të drejtonte, dhe ai ka qenë një burrë interesant. Ishte ndryshe t’i bëje ato gjëra bizare me një burrë prapa kamerës. Thjesht energji ndryshe. Janë ca gjëra që ende nuk mund t’i them sepse nuk dua të dëmtoj karrierën dhe reputacionin e askujt, por Jamie dhe unë u trajtuam shumë mirë.”
Në përgjithëse për filmat, Johnson thotë se “ishte gjë e madhe për karrierat tona. Aq e jashtëzakonshme. Kaq me fat. Por ishte e çuditshme. Kaq shumë e çuditshme”.