970×90
970×90

I vidhen 50 mijë euro deputetit të Vetëvendosjes

I vidhen 50 mijë euro deputetit të Vetëvendosjes

Mbi 50 mijë euro para të padeklaruara dhe ari në vlerë 10 mijë euro, i janë vjedhur deputetit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mirsad Shkreta.

Shumën e parave dhe arit e ka deklaruar vet Shkreta në polici.

Paratë ka thënë se janë kursime të atij dhe familjarëve të tij.

Megjithatë, këtë shumë nuk e ka deklaruar në Agjencinë Kosovare kundër Korrupsionit, shkruan Paparaci.

Sipas AKK-së, Shkreta ka deklaruar se i ka mbi 100 mijë euro para të gatshme nëpër institucione financiare në Kosovë dhe Shqipëri.

Vjedhja ka ndodhur të enjten ne lagjen Kalabria, dhe me këtë rast po merren Krimet e rënda të Rajonit të Prishtinës.

Kujtojmë se Shkreta ishte dënuar edhe nga Gjykata Themelore e Ferizajt, më një gjobë prej 300 eurosh në vitin 2012 për mos deklarim të pasurisë, gjatë kohës sa ishte asambleist i VV-së, në komunën e Hanit të Elezit.

Related posts