
Qeveria e Kosovës ka publikuar Udhëzimin Administrativ të miratuar në mbledhjen e fundit për rregullimin e çmimeve të naftës raporton Gazeta Express.
Sipas këtij UA, në Nenin 4 te Rregullimi i çmimeve – Marzha Tregtare, çmimi për marzhën tregtare maksimale për litër të produktit të naftës shitur me shumicë është 2 centë, kurse për litër të produktit të shitur me pakicë është 12 centë.
Tregtarët e naftës me shumicë me këtë rregullim të çmimit mund ta shesin naftën me fitim maksimal 2 centë, kurse ata me pakicë me fitim 12 centë.
Ky vendim do të mbetet në fuqi për 90 ditë përveç nëse shprehimisht përcakton ndryshe.