970×90
970×90

Albin Kurti: Do të formohet Komision për rishikim e kufirit me Malin e Zi

Albin Kurti: Do të formohet Komision për rishikim e kufirit me Malin e Zi

Kryeministri Albin Kurti në seancën e sotme të Kuvendit,  ka thënë se duhet të formohet Komision i përbashkët për rishikim e marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.

Kurti ka thënë se janë të gatshëm për formimin e këtij komisioni për të korrigjuar, siç ka thënë ai gabimet e bëra.

Kryeministri përmendi se edhe presidenti i Malit të Zi, Gjukanoviq, ka shprehur gatishmëri për këtë çështje.

“Normalisht për palën e Kosovës dokumentet janë të qarta. Me rëndësi për ne është qe e rëndësishme është që presidenti Gjukanoviq ka shprehur gatishmëri për korrigjim. Ne jemi gati por e presim edhe Qeverinë e Malit të Zi derisa ta formojë ekipin”, ka thënë ai.

Kurti ka thënë se së pari është dashur të ketë rishikim e pastaj korrigjim, por që Qeveritë e mëparshme sipas tij gabuan në hapa.

“Në Qeveri është aprovuar raporti me mbi 800 faqe por mendimi që ne kishim është se së pari rishikim e pastaj ratifikim. Qeveria e asaj kohe veproi keq me së pari ratifikim e pastaj korrigjim. Pala malazeze është shumë e varur nga raportet politike në vendin e tyre. Jemi të gatshëm dhe në pritje”, tha Kurti.

Related posts