Qeveria e Kosovës, respektivisht ministria e Infrastrukturës, më në fund u ka shpallur “luftë” mashtrueseve të aviobiletave.
Këta të fundit zakonisht shfaqen gjatë fillimit të sezonit veror, ku përmes rrjeteve sociale, qytetareve të Kosovës që jetojnë nëpër shtete të ndryshme të Evropës, por edhe më larg po iu dërgojnë oferta për bileta me çmime qesharake, ku po ua marrin paratë dhe më pas nuk po a ofrojnë fare shërbimin.
Përmes një videoanimacioni, ministria e Infrastrukturës që drejtohet nga Pal Lekaj po kërkon nga qytetarët e Kosovës që të jenë më të kujdesshëm në momentin kur ata vendosin të blejë bileta avioni për të udhëtuar nga shtete të ndryshme të botës drejt vendit tonë, por edhe anasjelltas.
“Gjatë momentit të blerjes së aviobiletës duhet të keni shumë kujdes që mos të bini pre e mashtrueseve të cilët publikojnë çmime të ndryshme, duke shfrytëzuar rrjetet sociale, ‘sms’, ‘viber’, ‘whats up’ për promovimin e çmimeve shumë të lira gjatë sezonit veror. Jemi dëshmitar se mashtrimet e tilla kanë ndodhur në vitet e kaluara, e ku viktima ishit ju bashkëtdhetaret. Është nën përgjegjinë tuja zgjedhja e kompanisë ajrore serioze të ciklat do tu mundësojnë udhëtim të sigurt dhe pa brenga”thuhet në mesazhin e video animacionit të përgatitur nga ministria e Infrastrukturës.
Gjatë viteve të kaluara shumë përmes ofertave mashtruese kanë arritur të mashtrojnë më shumë se 40 mijë qytetarë që jetojnë në shtete të ndryshme të Evropës, por edhe më larg.
Këtyre të fundit u kanë dërguar oferta me çmime qesharake, por në të shumtën e rasteve ata nuk kanë arritur fare të udhëtojnë me ato bileta, deri sa një numër fare i vogël kanë mbetur edhe me ditë në Aeroportin e Prishtinës.