970×90
970×90

A i pajtoi Edi Rama edhe vëllezërit Shkëlqim e Blerim Devolli

A i pajtoi Edi Rama edhe vëllezërit Shkëlqim e Blerim Devolli

Në qarqe të ndryshme politike e biznesore është spekuluar tash e shumë kohë në lidhje me marrëdhëniet ndër-personale e ndër-familjare mes Shkëlqimit dhe Blerim Devollit. Edhe pse vëllezër, ka pasur pretendime se dyshja nuk flasin mes vete. Por, ata u bënë e u panë bashkë në pritjen që i bënë kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

Biznesmenët e suksesshëm nga Peja ishin të parët që kishin nderin të prisnin Edi Ramën në vizitën e tij në Kosovë.

Blerim dhe Shkëlqim Devollin është e vështirë t’i gjesh së bashku në evente të ndryshme publike, megjithëse shumicën e sulmeve që iu bëhen i marrin së bashku nën etiketën “Devollët”.

Së fundi, Shkëlqimi – vëllai i vogël – bëri një udhëtim për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) në të njëjtën kohë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Ai madje – siç u tha edhe nga shumë aktivistë të shoqërisë civile – kishte arritur të takohej me personalitete edhe më të fuqishme se vetë kryeministri ynë. Biznesmeni u pa nën shoqërimin e ish presidentit amerikan Donald Trump e të ish kryeministrit izraelit, Ehud Mubarak. As në këtë vizitë, me vete nuk e kishte marrë të vëllain, Blerimin.

Blerimi nuk ishte prezent as në një takim të pasdarkës që Shkëlqim Devolli e kishte me Edi Ramën e ku shihej edhe moderatori Adriatik Kelmendi gjatë mbrëmjes së kaluar.

Raportet me Kurtin

Nuk besohet që Shkëlqim Devolli ka marrë gjithë rrugën drejt ShBA-ve vetëm sa për të dëshmuar se mund të takonte njerëz më të rëndësishëm se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Por, ky i fundit megjithatë ka pasur shumë përplasje të njëanshme me Devollët.

Në një fjalim që do të pasonte fotografinë ku dukej Shpend Ahmeti në një jaht që u quajt “i Devollëve”, Kurti si bashkëpartiak i tij kishte mbajtur një fjalim që do të dridhte Kuvendin e mbarë shoqërinë.

“Ata (Shkëlqim dhe Blerim Devolli) janë pasuruar përtej imagjinatës dhe pritshmërive tona… për pak vite u bënë pronarë të kompanive më të fuqishme në vend… Çka zbuluan ata që u pasuruan ashtu?” – fliste me pasion kryeministri, për të vazhduar:

“Devollët kanë krijuar monopol në shumë fusha. Ata po i shkatërrojnë fushat tona bujqësore dhe bujqit tanë s’kanë më leverdi të mbjellin për shkak të importit të grurit për ushqimin e kafshëve prej rezervave shtetërore të Serbisë e të cilat Devollët po ia sjellin jo vetëm Kosovës, por po ia çojnë edhe Shqipërisë,”

Kurti ka qenë i ashpër edhe në lidhje me ndikimin e Devollëve në media dhe në sektorë tjerë të jetës publike të vendit.

Në anën tjetër, edhe pse nuk paraqiteshin publikisht, vëllezërit Devolli suksesshëm kanë rritur fuqinë e tyre ekonomike në vendin tonë. Madje, ironikisht, ata kanë thyer rekorde në eksport pikërisht në kohën pas ardhjes së Albin Kurtit në pushtet.

Mospajtimet mes dy vëllezërve – edhe nëse kanë qenë të vërteta – duket se janë zbutur nga ana e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës. Dhe e gjithë kjo duket në vijë me darkën e Ramës me kritikët e Kurtit.

Related posts