Megi Pojani është një ndër femrat më të komentuara shqiptare, e cila njihet për postime provokuese që bën në rrjetet sociale.
Aktorja dhe personaliteti televiziv është mjaft e përfolur edhe jetën private, ndonëse mundohet të jetë e rezervuar në këtë pjesë.
Por, në një postim të radhës që ka bërë në llogarinë e saj në Instagram, Megi ka ngritur dyshimet se ka filluar lidhjen me futbollistin e Kombëtares së Shqipërisë, Endri Çekiçin.
Dyshja kanë publikuar fotografi nga i njëjti lokacion, duke lënë të kuptohet se bashkë po i kalojnë pushimet në Afrikën Lindore.
Sipas imazheve, ata kanë kaluar një darkë romantike pranë njëri-tjetrit, duke mos dhënë më shumë detaje.
Mbetet të shihet nëse një gjë e tillë do të konfirmohet apo mohohet nga ndonjëri prej tyre.
Në anën tjetër, kujtojmë që Megi mbetet e angazhuar me projekte televizive dhe aktualisht është në panelin e jurisë në emisionin “He/She’s On Top”.
Ndërkohë, mesfushori shqiptar aktualisht luan në ekipin turk Konyaspor.