
Java e ardhshme do të nis me mot të nxehtë, kjo pasi masat e nxehta të ajrit kanë ardhur nga Afrika e Jugut, që do të ndikojnë në rritjen e temperaturave.
Kështu ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK).
“Do të ketë shumë orë me diell dhe vranësira të pakta, përjashtuar ditën e martë ku vranësirat do të jenë më të dendura dhe do të krijohen kushte për reshje shiu nëpër disa vende. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-15 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-35 gradë celsius. Indeksi UV vazhdon të mbetet i lartë, prandaj preferohet që mos të jemi në kontakt të drejtpërdrejt me rrezet e diellit nga ora 10-17. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i veriut dhe veriperëndimit”, ka njoftuar IHMK-ja.