970×90
970×90
970×90
970×90

Belegu ateron në Shkup: Herë po thonë bomba në aeroport, herë në avionin tonë

Belegu ateron në Shkup: Herë po thonë bomba në aeroport, herë në avionin tonë

Biznesmeni dhe tani së fundmi i njohur si këngëtar, Erolld Belegu, ka njoftuar se avioni ku gjendej ai, është detyruar të aterojë në Aeroportin e Shkupit, për shkak të alarmit për bombë në Aeroportin e Prishtinës.

Belegu, ka ndarë një fotografi në Facebook ku ka dhënë sqarime.

Ai ka shkruar se gjendet ende brenda avionit, pasi që sipas tij, ka fjalë se bomba mund të jetë edhe brenda aeroplanit ku gjendet ai.

“Ateruam në Shkup se po thonë bombë herë në aeroport të Prishtinës herë në avionin tonë…në pritje brenda avioni”, ka shkruar ai.

Megjithatë, pak momente më parë, alarmi për bombë në Aeroportin e Prishtinës rezultoi i rrejshëm dhe është dhënë njoftimi se po vazhdojnë fluturimet e rregullta.

“Ju njoftojmë se janë ndërmarrë të gjitha veprimet operative dhe hetimore nga organet kompetente të Republikës së Kosovës. Ka rezultuar se kërcënimi me bombë ka qenë alarm i rrejshëm. ANP ‘Adem Jashari’ është i hapur për fluturime, dhe të gjitha fluturimet do të procesohen si zakonisht!”, ka shkruar zëdhënësja e aeroportit, Valentina Gara.

Related posts