
Veteranët të cilët janë duke protestuar para Kuvendit të Kosovës, kanë thyer kordonin e policisë dhe kanë depërtuar në oborrin e Kuvendit.
Ndërkohë është dëgjuar një krismë dhe nuk dihet se çfarë ishte.
Pjesëtarët e Njësisë Speciale të Kosovës janë rreshtuar para derës së Kuvendit të Kosovës. Sekretari Organizativ i OVL e UÇK-së, Faton Klinaku u ka bërë thirrje protestuesve që të mos bëjnë probleme.