970×90
970×90
970×90
970×90

Në Vjenë serbët ankohen që po i jepet hapësirë Thaçit

Në Vjenë serbët ankohen që po i jepet hapësirë Thaçit

Një incident ka ndodhur sot në Austri, gjatë provimit të një libri biografik për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.​

Një grup serbësh, që kanë marrë pjesë në këtë promovim, të organizuar nga Akademia Diplomatike në Vjenë, kanë lëshuar akuza në drejtim të këtij institucioni.

Serbët kanë akuzuar Akademinë se po i krijon hapësirë promovimit të një libri për një njeri që, sipas tyre, është kriminel.

Ndaj këtyre reagimeve kanë kundërreaguar edhe shqiptarët e pranishëm në promovim.

Related posts