
Greqia dhe Kosova po zhvillojnë takimin e dytë mes vete në kuadër të Grupit 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve.
Në ndeshjen që zhvillohet në Panthessaliko Stadium në Volos, Dardanët janë në kërkim të pikëve të plota në mënyrë që ta barazojnë liderin e grupit.
Skuadra jonë ka arkëtuar gjashtë pikë në tri sfidat e parë duke humbur vetëm nga Helenët, ndërsa ekipi nikoqir i ka fituar tri takimet e para dhe Kosova synon t’ia prishë këtë statistikë.
Pjesa e dytë:
Përfundon ndeshja. Greqia fiton ndaj Kosovës me rezultat 2-0.
79′ Situatë e dyshimtë, por gjyqtari thotë se nuk ka penallti për Muriqin.
Fillon loja pas ndërprerjes. Arbër Zeneli futet në lojë në vend të Bytyqit.
Pas golit loja u ndërpre për pak minuta.
70′ Greqia ka kaluar në epërsi ndaj kombëtares sonë.
60′ Edhe pas një ore lojë rezultati mbetet i pandryshuar. Kosova po vazhdon të mbrohet dhe nuk po lejon grekët të shënojnë.
46′ Ka nisur pjesa dytë e ndeshjes.
Pjesa e parë pa gola:
45′ Pa gola ka përfunduar pjesa e parë. Futbollistët kanë shkuar në pushimin 15 minutësh.
40′ Kur kanë mbetur edhe 5 minuta deri në fund të pjesës së parë, rezultati vazhdon të jetë pa gola.
30′ Kosova po vazhdon të mbrohet mirë dhe nuk po e lë Greqinë të realizoj gol, pasi skuadra vendase po vazhdon të sulmojë.
20′ Kanë kaluar 20 minuta nga ndeshja dhe rezultati vazhdon të jetë pa gola.
16′ Portieri Aro Muriç ka bërë një pritje fenomenale dhe shpëtoi Kosovën që të mos pësoi gol.
15′ Greqia po vazhdon të sulmojnë drejt portës së Aro Muriç, por fatmirësisht pa rezultat deri tani.
10′ Grekët po dominojnë por kombëtarja jonë ka arritur mjaft mirë të mbrohet.
1’ Ka nisur ndeshja e Ligës së Kombeve ndërmjet Greqisë dhe Kosovës në Panthessaliko Stadium në Volos.
Dy skuadrat luajnë për pozitën e parë në Grupin 2 në Ligën C të Ligës së Kombeve.