970×90
970×90

Bahri Troja në Junik, e pret kryetari Ruzhdi Shehu

Bahri Troja në Junik, e pret kryetari Ruzhdi Shehu

Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu gjatë ditës së shtunë ka zhvilluar një takim me Kordinatorin në Institutin Austriak (MPJ) dhe Kordinatorin për Integrim në Fondin Austriak për Integrim Bahri Troja, shkruan Gazeta Projekti.

Shehu përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka treguar se kanë biseduar për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Junikut dhe Austrisë.

“Z. Troja u shpreh i kënaqur me potencialin e madh turistik, kulturor dhe ekonomik që posedon Komuna e Junikut. Njëkohësisht, ai konfirmoi gatishmërinë e tij për të kontribuar në promovimin e të rejave dhe të rinjëve të Junikut në kuadër të fushave me interes të përbashkët ndërmjet Kosovës dhe Austrisë siç është arsimi, turizmi, zhvillimi ekonomik dhe punësimi i të rinjëve”, ka shkruar Shehu.

Related posts