970×90
970×90

Nuk ndalet Blerim Isufaj, i vendosur për luftimin e krimit dhe korrupsionit në vend, këto janë rastet e reja të shënjestruara

Nuk ndalet Blerim Isufaj, i vendosur për luftimin e krimit dhe korrupsionit në vend, këto janë rastet e reja të shënjestruara

Rasti i parë i shenjëstruar nga Prokuroria Speciale, është i koduar ‘Jimi’, janë të përfshirë disa persona për veprat penale ‘Shpëlarja e parave’, nga neni 302 lidhur me nenin 31 të Kodit nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) dhe lidhur me nenin 56 paragrafi 1 të Ligjit nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.

Prokuroria Speciale ka propozuar për konfiskim të përhershëm të dy automjeteve të cilat janë sekuestruar nga të pandehurit në vendin e ngjarjes, të kartëmonedhave në shumë prej 125.240.00 euro, të sekuestruara, si dhe celularët e sekuestrua nga të pandehurit.

Ndërkaq, në rastin e dytë të shenjëstruar nga Prokuroria Speciale, i cili është i koduar ‘Kamera’, janë të përfshirë disa persona, për veprat penale bazë ‘Krim i organizuar’ neni 277, si dhe ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave narkotike’ neni 267.

Nga ky rast janë sekuestruar 143.395 kilogramë narkotikë, nëntë vetura, 13.000.00 euro si dhe pesëmbëdhjetë celularë.

Related posts