
Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë sonte ndeshjen e tretë të Ligës së Kombeve.
“Dardanët” do ta presin Irlandën e Veriut në ndeshjen e vlefshme për Grupin 2 të Ligës C.
Para ndeshjes, tifozët e Irlandës Veriore janë akomoduar në kryeqytet dhe po kalojnë kohë të mirë.
“Zemra më thotë Irlanda Veriore, por koka më thotë Kosova”, thotë njëri tifoz.
“Qyteti është i bukur, njerëzit janë miqësorë dhe femrat janë shumë të bukura”, ishin fjalët e një tifozi tjetër