
Një lëkundje sizmike është ndjerë në qytetin e Durrësit, pak minuta më parë.
Raportohet se ky tërmet ishte me magnitudë 3.5 rihter.
Epiqendra e këtij tërmeti ka qenë në detin Adriatik, ndërsa ka pasur një thellësi prej 10 kilometrash.
Sipas EMSC, ky tërmet është regjistruar 3 km larg qendrës së Durrësit.

