
Kryetari i Komisionit për Organizimin e PDK-së në Mërgatë, Elmi Reçica dhe nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, pas konstituimit të Degës së kësaj partie në Zvicër javë më parë, dje ishin të pranishëm në mbledhjen e parë të Këshillit Drejtues.
Përmes një postimi në Facebook, Reçica ka njoftuar se po qëndrojnë në Zürich, ku u zgjodh kryesia e Degës së PDK-së për Zvicër, pjesë e së cilës u bënë veprimtarë të shquar të çështjes kombëtare, profesorë të nderuar e studentë të dalluar.
“Partia Demokratike e Kosovës gjithnjë e më shumë po forcohet në mërgatë, duke i dhënë kështu fokus të veçantë rikthimit të madh dhe ndërtimit të strukturave të saj në të gjitha shtetet ku jetojnë mërgata jonë!”, shkruan Reçica.