
Një polic është gjetur i vdekur në veri të Mitrovicës.
I njëjti është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në rrugën “Xhon Kenedi”, në veri të Mitrovicës.
Sipas policisë bëhet fjalë për vdekje natyrale.
“Është vdekje natyrale. Po ka qenë zyrtar policor”, ka thënë zëdhënësi i policisë Besim Hoti.
I njëjti raportohet se ishte 45-vjeçar dhe ka jetuar i vetëm në një banesë.