
Sipas MeteoAlb, masat ajrore afrikane do të sjellin mot të nxehtë gjatë paradites por pasdite do të ketë kalime vranësirash në të gjithë territorin e vendit, sidomos në zonat malore.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 36°C.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.
Rajoni dhe Europa
Pjesa më e madhe e kontinentit karakterizohet nga moti i qëndrueshëm ku moti i kthjellët dhe temperaturat e larta të jenë dominante ku temperatura të larta priten në Italinë Jugore si edhe rajonin e Ballkanit ndërsa Ishujt Britanikë si edhe Europa Qëndrore do të përjetojnë rrebeshe shiu, breshër si edhe mini-stuhi të forta ere. Po ashtu, stuhitë tropikale do të vijojnë në rajonin e Balltikut.
Kosova
Deri në mesditë paraqitet në ndikimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë POR orët e pasdites do të sjellin kalime vranësirash nëpër territor, duke krijuar mundësi për reshje të izoluara në veri të Kosovës.