
Dy sporte gjithmonë kanë portretizuar rivalitetin dhe interesimin e audiencës përgjithmonë në Kosovë: Futbolli dhe Basketbolli. Në të dyja klubet nga Suhareka janë kampionë tashmë.
Ballkani për herë të parë dhe Ylli për të dytën herë radhazi po realizojnë një ëndërr tonën që prej fëmijërisë e kemi dashur në Suharekë.
Klubet jo gjithmonë kanë pasur këtë përkrahje, sidomos kur nuk ishin në Superligë. Por, ka pak rëndësi sot. Ato tash janë kampione.
Nuk është e zakontë që prej një qyteti të vogël të dalin dy kampionë. Kjo tregon përkushtimin e madh dhe padyshim investimin nga dy kompani të mëdha të qytetit në dy klubet. Këtu duhet shtuar se shumë individë kanë kontribuar veç që sot të jemi kampionë, pa asnjë kundërvlerë.
Këta tituj duhet të jenë ogur që disa kompani tjera të përkrahin atletikën, mundjen, volejbollin, karatenë dhe sportet tjera që të jemi kampionë gjthandej.