970×90
970×90
970×90
970×90

Thaçi: Arti, kultura, sporti nuk duhet të pengohen nga politika

Thaçi: Arti, kultura, sporti nuk duhet të pengohen nga politika

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar ndaj keqtrajtimeve që policia kufitare e Serbisë u ka bërë artistëve nga Kosova, të cilët ishin nisur për të marrë pjesë në festivalin e përvitshëm që mbahet në Beograd “Mirdita, Dobr Dan”.

 Në profilin e vet në “Facbook”, presidenti ka shkruar se sjellja e autoriteteve të Serbisë është në kundërshtim të frymës së bashkëpunimit që po ndërtojnë në rajon.

Sipas Thaçit, arti, kultura, sporti nuk duhet të pengohen nga politika, veçanërisht kur angazhohen për paqe e pajtim.

Postimi i plotë i Thaçit:

Me shqetësim po i përcjell pengesat që autoritetet e Serbisë po ua bëjnë artistëve dhe të rinjve nga Kosova që janë nisur për të marrë pjesë në ekspozitën “Mirëdita, Dobar Dan” në Beograd.

 Pengesat e policisë serbe dhe të autoriteteve të qytetit të Beogradit kanë vënë në pikëpyetje organizmin e kësaj ngjarjeje kulturore.

Arti, kultura, sporti nuk duhet të pengohen nga politika, veçanërisht kur angazhohen për paqe e pajtim.

 Për më tepër, kjo sjellje e autoriteteve të Serbisë është në kundërshtim të frymës së bashkëpunimit që po ndërtojmë në rajon dhe në kundërshtim me përpjekjet për të vënë raporte evropiane në mes vendeve të rajonit.

 Kjo bëhet edhe më e rëndë pas mesazheve të qarta të dhëna në Samitin e Sofjes në mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor se vendet e Evropës Juglindore nuk kanë të ardhme evropiane pa ndërtim dhe normalizim të marrëdhënieve të mira ndër-fqinjësore.

Related posts