970×90
970×90

Zyrtare: Armend Thaqi nënshkruan kontratë të re me Ballkanin

Zyrtare: Armend Thaqi nënshkruan kontratë të re me Ballkanin

Armend Thaqi ka vazhduar kontratën e tij me kampionët e Kosovës, Ballkanin.

Faqja zyrtare e klubit suharekas e ka bërë të ditur lajmin.

Mbrojtësi i krahut ka nënshkruar edhe për dy vite me skuadrën “portokalli”.

“Armend Thaqi i qendron besnik edhe për dy vite Ballkanit. Thaqi ishte njëri nga futbollistët më të rendësishëm ku edhe këtë vit arritëm objektivat tonë për t’u shpallur kampion, i cili ka shkëlqyer me paraqitjet e tij”, thuhet në njoftimin zyrtar të Ballkanit.

29-vjeçari i ishte bashkuar Ballkanit në vitin 2020 nga Prishtina.

Thaqi është ndër lojtarët më të mirë në futbollin e Kosovës në vitet e fundit.

Related posts