970×90
970×90
970×90
970×90

Opozita duhet të marrë përgjegjësi në dialogun me Serbinë

Opozita duhet të marrë përgjegjësi në dialogun me Serbinë

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Agim Veliu, ka thënë se në fazën finale të dialogut me Serbinë secili institucion duhet të marrë pjesë në këtë proces.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Veliu ka theksuar se, përveç institucioneve shtetërore, një rol të jashtëzakonshëm në këtë proces duhet ta ketë edhe opozita.

Ai ka thënë se LDK-ja si parti institucionaliste nuk lidhet shumë me emra se kush do ta udhëheqë dialogun me Serbinë.

“Kjo është një prej çështjeve madhore që e kemi diskutuar në tryezë bashkërisht. Siç po duket, kjo faza e fundit e dialogut final do të jetë një proces jo i lehtë për Kosovën. Ne si LDK edhe në këtë aspekt kemi qenë të hapur të diskutojmë në mënyrë që përgjegjësinë ta marrin edhe institucionet kushtetuese në bazë të përgjegjësive që kanë, por një rol të jashtëzakonshëm në këtë proces ta luajë edhe gjithë opozita”, ka thënë Veliu.

Veliu ka mohuar mundësinë që brenda LDK-së të ketë ndarje të mëdha rreth asaj nëse duhet që presidenti Hashim Thaçi ta udhëheqë këtë proces.

Sipas tij, qëndrimi zyrtar i LDK-së për këtë çështje do të përkrahet nga çdo zyrtar i saj.

Related posts