
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbërritur në Kosovë pas dy vizitave zyrtarë që i ka pasur në ShBA dhe Zvicër.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu per IndeksOnline.
Pas përfundimit të vizitës në ShBA, Kurti ka udhëtuar drejt Zvicrës ku ka marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror.
Partitë opozitare e kanë kritikuar Kurtin jo vetëm për vizitën e gjatë në ShBA dhe qëndrimin tre javor jashtë vendit, por edhe për takimet që ka zhvilluar, veçanërisht në ShBA.