970×90
970×90

Hasani: Kosova nuk ka ditur të kthejë ujin kah mulliri vet, duke ngecur në retorikën anti-Vuçiq

Hasani: Kosova nuk ka ditur të kthejë ujin kah mulliri vet, duke ngecur në retorikën anti-Vuçiq

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani është deklaruar për rolin e  politikës së jashtme të Kosovës në kohën e agresionit rus në Ukrainë, i pyetur se a po e shfrytëzon Kosova si duhet agresion rus në Ukrainë?, profesori ka thënê se orientimi i fuqishëm properëndimor i Qeverisë Kurti është për t’u përshëndetur dhe po ashtu njëjtë vlen edhe për pozicionin e Presidentes Osmani, gjithnjë sa i përket agresionit rus në Ukrainë.

Por, sipas profesorit Kosova nuk ka ditur ta shfrytezoi si duhet këtë situatë psi ajo që do të kishte përfituar shumë Kosova pas agresionit rus në Ukrainë është serioziteti ndaj dialogut me qëllim të mbylljes së çështjeve të hapura me Serbinë.

“Përtej kësaj, Kosova nuk ka ditur të kthejë ujin kah mulliri vet, siç e thotë populli, duke ngecur në retorikën anti-Vuçiq, duke besuar verbërisht që politika jashtme e Kosovës rrezaton pozitivitet jashtë vendit nëse ka rezultate në reformim të drejtësisë dhe luftë kundër krimit të organizuar të nivelit të lartë  si dhe duke akuzuar Serbinë që nuk po fut sanksione kundër Rusisë, gjë që nuk është punë e Kosovës.

Ajo që do të kishte përfituar shumë Kosova pas agresionit rus në Ukrainë është serioziteti ndaj dialogut me qëllim të mbylljes së çështjeve të hapura me Serbinë, sa më shumë që të jetë e mundur” Ka thënë Hasani për Nacionalen transmeton Gazeta Projekti.

Related posts