
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka publikuar pamje të drogës së konfiskuar në aksionin e sotëm në veri të vendit.
Sipas tij, vlera e drogës së konfiskuar, është në vlerë rreth 6 milionë euro, derisa e pajisjeve 1.5 milion euro.
Ministri ka njofutar se droga e konfiskuar tashmë po shkatërrohet.
“Pas shkatërrimit të laboratorit në veri të vendit, Izvor, vlera e drogës së konfiskuar e cila tashmë po shkatërrohet ka rezultuar në vlerë 6 milonë euro ndërsa vlera e paisjeve 1.5 milionë euro”, ka shkruar Sveçla.