Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se tri parimet e LDK-së për dialogun e Kosoës me Serbinë janë konsensusi politik, dokumenti i Uashingtonit dhe tajmingu (orari).
“Parimi i parë është dokumenti i Uashingtonit, e që është dokument i Kuintit i harominuar me SHBA-në dhe Berlinin në fazën e parë”, ka thënë Haziri në Klan Kosova.
“Dokumenti i ka parimet e negociatave, nuk i ka çështjet”.
Ndërkaq parimi i dytë ka të bëjë me konsensusin politik, për çka ai ka thënë se duhet thirrur seancë në Kuvendin e Kosovës.
“Parimi i dytë është konsensusi politik që duhet ngritur në nivel të Kuvendit. Kuvendi duhet ta diskutojë. Kjo është thirrje për seancë normale ,nuk jem inë guti me thirre seancë të jashtëzakonshme”.
“Kredibiliteti i institucionit (Kuvendit) është kah dëmtohet seriozisht”.
“Prej Kuvendit i cili ndërton unitet ose konsensus institucional për të dalë në publik, te shoqëriaia civile, grupet e interesit, të gjithë aktëerët që kanë nevojë për këtë në mënyrë që me ndëretu një konsensus sa më të gjerë”.
“Parimi i tretë është tajmingu, duhet të ketë një orar të saktë të çështjeve, dhe një fillim dhe mbarim të procesit. Nuk ka proces pakufi”.
Haziri konkludoi se duhet hyrë një proces të ri normalizimi marrëdhëniesh, dhe të një kornize të re.